Lajme

Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 03 June 2024

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë.

Pronari i një hoteli, i identifikuar si Niko Bollano, 51 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë nën efektin e alkoolit.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.

-Advertisement-

Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera