Lajme

Bie në lumë, vdes një fëmijë në Dragash

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 23 May 2022

Një fëmijë ka vdekur të dielën pasi që kishte rënë në lumin e fshatit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, fëmiu kishte qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij kishte rënë nga një urë.

“Është raportuar se  fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Vdekjen e fëmiut e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera