Lajme

Bie në kontakt me energjinë elektrike, gjen vdekjen një 55-vjeçar nga Puka

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 21 August 2017

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Pukë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se gjithçka ndodhi pasi një kabull i tensionit të lartë u këput, duke krijuar kështu një vatër zjarri. Raportohet se viktima, shtetasi me inicialet B.S, 55 vjeç nga fshati Rryp, dyshet se ka rënë në kontakt me tensionin e lartë. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:
Pukë Informacion Paraprak Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë. Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera