Lajme

Bie në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 06 October 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, ku 89 prej tyre  janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

-Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

-Advertisement-

-Klinika Infektive,  27  pacientë

-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  7 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitali i Pejës, 13  pacientë

-Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 19  pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera