Lajme

Bie në 1 mijë e 300 numri i të zhdukurve në Bahamas

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 September 2019

Uragani Dorian ka lënë pasoja të mëdha në Ishujt Bahamas.

Gjatë javës u raportua se dy mijë e 500 persona mbetën të zhdukur si shkak i uraganit, përderisa tash numri ka rënë në 1 mijë e 300.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë në një deklarim para mediave se qeveria është duke u treguar transparente dhe do të ofrojë informacione për humbje të jetës së dikujt.

-Advertisement-

Dorian ka prekur rajonin e Bahamasit me erëra deri në 295 kilometra në orë, në fillim të muajit shtator.

Erërat e kësaj stuhie janë konsideruar më të fuqishmet që janë regjistruar ndonjëherë gjatë zbarkimit.

Komisionari policor, Anthony Ferguson ka thënë se kërkimi i viktimave është proces i ngadalshëm.

“Neve na duhet të kalojmë nëpër rrënoja dhe të kërkojmë. Do të kaloj shumë kohë”, ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkura kanë njoftuar të enjten se do të ofrojnë ndihmë humanitare në vlerë të 4 milionë dollarëve për Bahamasin.

Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar ka thënë se të hollat do të ndahen për ofrim të strehimit, ushqimit, ilaçeve dhe ujit për rajonet, Grand Bahama dhe Abako.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera