Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 26 June 2023
Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.
Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël – 86.5 kundrejt dollarit amerikan.
Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2.
Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.
Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.
Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi.
Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.
Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.
Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë. /REL

Të tjera
-
“Vetëm s’ka çka kthehet”, Doktori tregon porositë e fundit të Haxhi Thaçit për Hashimin
Doktori Adriatik Berisha, i cili ka pasur përgjegjësinë për gjendjen shëndetë...
-
Mediumi amerikan: Trump konsideron njohjen e Krimesë si pjesë e Rusië, si zgjidhje për t’i dhënë fund lụftës në Ukrainë
Administrata Trump po shqyrton njohjen e Krimesë të Ukrainës si territor rus,...
-
Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, KQZ-ja dhe Policia koordinojnë përgatitjet për procesin zgjedhor
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, zhvilloi s...
-
Gruaja e Edi Ramës: Nuk ma mbajti vendi të jem sot në Tiranë, desha të jem pranë nënës dhe gruas së Hashimit
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur ...
-
Hamza: Baca Haxhi s’ishte thjeshtë një baba, por simbol i përkushtimit e shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, gjatë mbledhjes komemorative për...
-
Spiropali për Thaçin: Padrejtësisë politike të burgosjes tënde sot iu shtua edhe një padrejtësi humane
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë sot në mb...
-
“Po vjen pranvera e po e pres edhe Hashimin”- Fadil Nura tregon çfarë tha momentin e fundit të jetës Haxhi Thaçi
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka nisur i pari fjalimet në cerm...
-
Momenti rrëqethës kur Endrit Thaçi fillon të qajë “Gjyshi u lodh shumë nuk mundi ta përballojë, e sot në vend të babit kanë ardh të tjerët”
Në akademinë përkujtimore për Haxhi Thaçin, një nga momentet më të ndjera ish...
-
Gjendja e të lënduarve nga zjarri në Koçan, relativisht e qëndrueshme, thotë zyrtarja shëndetësore
Gjendja e të lënduarve nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate në Maqedon...
-
Prezente edhe nëna e Hashim Thaçit, pamje emocionuese nga ceremonia e homazheve për Haxhi Thaçin
Që nga orët e para të mëngjesit, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë të shumtë ...
-
Krasniqi: E padrejtë dhe e papranueshme mungesa e presidentit Thaçi në varrimin e babait të tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar për homaz...
-
Mesazhi emocionues i djalit të Kadri Veselit në librin e homazheve për Haxhi Thaçin: Kurrë nuk e ndau babain nga djemtë e tij
Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka shkuar ...