Lajme

Bie interesimi për vaksinim pas uljes së rasteve me COVID

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 19 October 2021

Situata e qetë epidemiologjike nuk po i shkon në favor procesit të vaksinimit.

Si shkak i mos interesimit për t’u imunizuar me kurën anti-COVID, edhe qendrat e vaksinimit më nuk do të jenë në shërbim të qytetarëve gjatë vikendit, ngase për punën në vikend Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar që të punohet vetëm pesë javë kur fluksi ishte i madh për imunizim.

Si e tillë edhe ekipi i komitetit për imunizim në kuadër të MSh-së ka ngritur shqetësimet për rënien e qytetarëve të interesuar për vaksinim, dhe për këtë do ketë fushatë vetëdijesuese.

-Advertisement-

Megjithëkëtë, pos të dhënave epidemiologjike pozitive dhe atyre që e kanë kaluar sëmundjen, janë edhe disa arsye tjera të cilat atribuojnë në uljen e intensitetit për vaksinim, sikurse që është mos përfshirja totale e popullatës në vaksinim dhe atyre grupeve te qytetarëve që ende nuk besojnë në vaksinë.

Mirëpo, internisti Driton Vela, shton se nëse rritet trendi i vaksinimit, mund të arrihet caku i dëshiruar në këtë fundvit.

Deri më tani janë administruar mbi 1 milion e 500 mijë doza vaksinash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera