Lajme

Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë, më pak se 4 mijë doza u administruan në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 03 November 2021

Së fundmi ka rënë interesimi për t’u vaksinuar kundër virusit COVID-19 në Kosovë.

Derisa gjatë muajve të kaluar brenda 24 orëve administroheshin edhe mbi 20 mijë vaksina, numri i dozave të administruara në 24 orët e fundit është 3 mijë e 639.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë dhënë 1 milion e 572 mijë e 626 vaksina.

-Advertisement-

Të vaksinuar me dozën e parë janë 839 mijë e 518 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera