Bie çmimi i naftës pas përparimeve në bisedimet Ukrainë-Rusi

Autori: Gazeta inFokus
16:28 | 29 March 2022
Lajmet për përparimin e dukshëm në bisedimet e mëngjesit të së martës në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës, kanë ndikuar menjëherë në rritjen e tregjeve të aksioneve në Evropë.
CAC40 në Paris dhe Dax në Frankfurt u rritën të dyja për më shumë se 3%, derisa indeksi FTSE100 i Londrës është rritur me 1.34%, raportoi BBC.
Ndërkohë çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë. Çmimi i naftës bruto Brent ra për 6%.
Turqia, shteti që ka ndërmjetësuar bisedimet e së martës midis palëve, ka deklaruar se ky ishte takimi më frytdhënës deri tash që kur kanë nisur bisedimet.
Pala ukrainase ka kërkuar nga ajo ruse një takim të dy liderëve të shteteve, presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, derisa takimi i radhës i cili pritet të ndodhë së shpejti, do të zhvillohet mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve.

Të tjera
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...
-
Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i mbështet fuqishëm sulmet a...
-
Pamjet e punëtorit duke dalë nga kaldaja e KEK, Bajrami: Kushte të rënda e pa pajisje mbrojtëse
Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë...
-
Vetaksident me fatalitet në Shalë të Drenasit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shalë të Drenasit. Si pasojë...