Bie çmimi i grurit, por jo ai i bukës
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 24 April 2023
Çmimet e produkteve të grurit nuk do të bien. Buka në shumicën e furrave të Kosovës shitet me çmimin 50 cent.
Në treg çmimet e grurit kanë rënë për 20 deri në 30 për qind, por shoqatat e mullistëve të Kosovës thonë se aktualisht çmimet e bukës nuk do të bien, madje kanë paralajmëruar rritjen e tyre. Kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu thotë se rënia e çmimit të grurit në tregun botëror do të duhej të reflektonte edhe në çmimin e bukës.
“Cmimi i drithërave ka pësuar rënië që nga fillimi i muajit mars dhe me sinqeritetin me të madh e them që kjo ulje e çmimit të drithërit duhet të ndikoje edhe në produktet e tjera. Nëse furrëtarët e përdorin energjinë elektrike për pjekse, mund të ndikojë edhe kjo në një shtrenjtimin tjetër të bukës por sa i përket përpunimit të miellit, energjia elektrike ëshë një problem”, tha Zejnullahu.
Rrittja e çmimit të bukës ka shkaktuar pakënqësi tek qytetarët. Me pagat e dobëta rritja e çmimeve është e papërballueshme tha një qytetar, Bislim Ademi.
“Nuk është e arsyeshme. Pensionet dhe pagat, të gjitha të dobëta…Është e papërballueshme, jo vetëm buka por edhe shumë artikuj ushqimorë”, theksoi ai.
Që prej dy javësh Zyra e Rregullatorit të Eenergjisë ka rritur për 15 për qind çmiin e enertgjisë elektrike dhe rrjedhimnisht kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se qeveria e Kosovës duhet ta rregulloje çmimin e bukës në treg në mënyrë që t’i mbrojë konsumatorët nga ngritja e vazhdueshme e çmimeve.
“Po, dëmtohet qytetari konsumator, familja konsumatorë. Duke e pasur parasysh faktin se ne si popull jemi buke ngrënës, pra na pelqn buka. Pra, standardet na kanë imponuar si artikull kryesor ta kemi bukën. Ne nga kjo jemi dëmtuar edhe më parë sepse shumë pak i është kushtuar rëndësi dhe natyrisht kur një gjëje i kushtohet pak rëndësi, vjen një momentum kur të ngjet në fyt dhe ky momentum po ia ngjet për fyti qeveris, por edhe ministrive të tjera sepse na kanë zënë gafil. Duhet të kemi ulje të çmimit, pra të shumicës së komponentëve që bëjnë pjesë në bukë”, tha Kaçniku.
Profesori Imer Rusinovci thotë se Kosova është e detyruar që të importojë grurë nga jashtë, pasi sipërfaqja në vend është e pamjaftueshme për nevojat e popullit. Ai theksoi se edhe ato pak fermerë që kultivojnë grurë nuk subvencionohen nga qeveria dhe si pasojë ka edhe mungesë të grurit vendor.
“Kosova edhe sot e kësaj dit karakterizohet me pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe në një formë një sasi e madhe e kontigjentëve të caktuara të drithërit ose miellit të grurit vjen nga importi. Kjo për pasojë krijon laramani në tregun vendor përdersa çmimi i grurit si artikullin më strategjik e përcakton berza ndërkombëtare. Në berzë ndërkombëtare ka ra çmimi i grurit dhe në këtë konotacion në nuk mund të ndikojmë sepse jemi vend i vogël. Demotivimi i fermerëve në zonat e thella rurale, invazioni i madh i popullatës drejt qendrave urbane ka shkaktaur çrregullime të mëdha në tregun vendor, pra në produktet strategjike”, tha Rusinovci.
Kosova sasinë më të madhe të grurit e importon nga shtetet e rajonit, përkatësisht nga Serbia dhe vendet e tjera fqinje./21Media
Të tjera
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...
-
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanik...