Lajme

Bideni viziton sot Evropën ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 23 March 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë sot për në Evropë ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë.

Ai do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Boris Johnson.

Ndalesa e parë e Bidenit do të jetë në Bruksel.

-Advertisement-

Sipas The Wall Street Journal, ShBA po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë që të enjten.

“Nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar se kë do të sanksionojmë dhe sa do të sanksionojmë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të kemi masa shtesë sanksionesh për të njoftuar që do të zbatohen së bashku me aleatët tanë të enjten kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta.”

Udhëtimi i Biden do të përfshijë gjithashtu një njoftim për veprim të përbashkët për të rritur sigurinë energjetike në kontinent, i cili varet shumë nga gazi rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera