Lajme

Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për tërheqjen e ShBA-së nga OBSh-ja

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 21 January 2021

Shtëpia e Bardhë e publikoi një letër të presidentit të porsazgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me të cilën shfuqizohet vendimi i ish-presidentit Trump për ta tërhequr ShBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“OBSh-ja luan rol jetik në luftën e botës kundër pandemisë vdekjeprurëse, Covid-19, si dhe kundër një numri të madh të kërcënimeve të tjera ndaj shëndetit global dhe sigurisë së shëndetit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse e plotë dhe udhëheqëse globale në luftimin e kërcënimeve të tilla dhe për avancimin e shëndetit global e sigurisë së shëndetit”, thuhet në letër.

Diplomatët amerikanë në mbarë botën tashmë janë njoftuar për ndryshimet që duhet t’i bëjnë gjatë zbatimit të politikës së jashtme pasi presidenti i ri nënshkroi një varg urdhrash ekzekutiv në mbrëmjen e parë si shef i Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Sipas udhëzimit të parë të dërguar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të Shtetit, Dan Smith, të gjithë diplomatët duhet të rivendosin kontakte me OBSh-në dhe të ndërpresin ndonjë tërheqje të stafit nga agjencia shëndetësore e OKB-së, shkruan CNN

“Shtetet e Bashkuara do të riangazhohen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do ta vazhdojnë angazhimin e rregullt të personelit të qeverisë amerikane me këtë organizatë”, shkroi Smith.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në procesin e tërheqjes nga kjo organizatë në muajt e fundit të administratës së Trumpit. Ish-presidenti e akuzonte këtë organizatë se është e ndikuar nga Kina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera