Lajme

Bideni kërkon që për 100 ditë të vaksinohen 100 milionë amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 16 January 2021

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për shpërndarje të gjerë të ndihmave federale me qëllim që të vaksinohen 100 milionë amerikanë kundër koronavirusit gjatë 100 ditëve të tij të para në pushtet. Ky është një plan mjaft ambicioz në kohën kur një variant i ri dhe më ngjitës pritet ta përfshijë shtetin më të prekur në botë.

Duke kërkuar që ta organizojë fushatën më të ndërlikuar dhe më sfiduesën në aspektin logjistik në historinë e Shteteve të Bashkuara, administrata e Bidenit do të jetë e detyruar të përballet me ngurrimin e njerëzve për t’u vaksinuar, një fuqi punëtore të lodhur, mungesë të informatave të qarta për shpërndarjen e vaksinës dhe me kërkesën që është më e madhe se dozat që do të mund të shpërndahen.

“Vaksinoni më shumë njerëz falas. Krijoni më shumë vende që ata të vaksinohen. Mobilizoni më shumë ekipe mjekësore që vaksina të arrijë te njerëzit. Rriteni furnizimin dhe nxirreni jashtë derës sa më shpejt që është e mundshme”, tha presidenti i ri amerikan.

-Advertisement-

Presidenti në largim, Donald Trump, do ta lë Bidenin me një krizë të ndërlikuar dhe me shumë dimensione, të shkaktuar nga pandemia dhe të përkeqësuar nga administrata që po shkon, shkruan The Guardian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera