Lajme

Biden viziton Evropën këtë të premte, Ukraina nuk është në destinacionin e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 21 March 2022

Presidenti i Shteteve të Baskuara të Amerikës, Joe Biden, do të zhvillojë një vizitë të papritur gjatë ditës së premte në shtetin kufitar me Ukrainën, Poloninë.Biden do të takohet në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës.

Vetëm Polonia, ka marrë deri tani mbi 2 milionë refugjatë ukrainas, të cilët i janë larguar luftës dhe kanë braktisur vendin.

Thelbi i bisedimeve do të jetë pikërisht aksioni humanitar për të ndihmuar ukrainasit dhe përgjigja ndaj agresionit rus.Në njoftimin zyrtar për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, cilësohet se Biden, do të udhëtojë drejt Polonisë për të rakorduar punën e partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të NATO-s ndaj krizës që po shkaktohet jo vetëm në Evropën Lindore por në gjithë kontinentin e vjetër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera