Lajme

Biden uron monarkët e rinj britanikë për kurorëzimin

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 06 May 2023

Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Mbretin dhe Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar për kurorëzimin e tyre.

Biden nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë ceremoni. Andaj atje ka shkuar Zonja e Parë Jill Biden, për të cilën ai tha se është shumë krenar.

“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis ShBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë. Jam krenare që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik”, ka shkruar Biden në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera