Lajme

Biden u drejtohet rusëve: Refuzoj të besoj se mirëprisni vrasjen e civilëve

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 26 March 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, nga Varshava i është drejtuar popullit rus.

Biden thotë se ka punuar me liderët rusë për dekada, që nga Lufta e Ftohtë dhe se populli rus nuk është armiku i tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kam folur gjithmonë drejtpërdrejt dhe sinqerisht me ju, popullin rus. Më lejoni të them këtë, nëse jeni në gjendje të dëgjoni. Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë”.

-Advertisement-

Tutje, Biden ka folur edhe për bombardimet ruse në Ukrainë, ku shtoi se refuzon të beson se rusët mirëpresin vrasjet e fëmijëve dhe civilëve.

“Refuzoj të besoj se ju e mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm. Ose që pranoni spitale, shkolla, maternitete për hir të Zotit, duke i goditur me raketa dhe bomba ruse.

“Miliona familje po dëbohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë gjysmën e të gjithë fëmijëve të Ukrainës. Këto nuk janë veprime të një kombi të madh”, tha Biden

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera