Lajme

Biden tregon hapat që ka ndërmarrë pas shfaqjes së rasteve të variantit Omicron

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 02 December 2021

Presidenti amerikan, Joe Biden ka fol rreth gjendjes me pandeminë në SHBA.

Ai ka vazhduar t’i nxis të gjithë amerikanët e kualifikuar që të merrnin doza përforcuese gjersa përshkroi planin e reagimit të administratës së tij ndaj COVID-19.

“Ne po zgjerojmë fushatën tonë kombëtare për të ofruar injeksione përforcuese për të gjithë të rriturit e kualifikuar. Dokumentet dhe shkencëtarët tanë besojnë se njerëzit që marrin një vaksinë përforcuese mbrohen më shumë se kurrë nga COVID-19”, tha Biden, raporton cnn.

-Advertisement-

Biden pranoi pasoja e mundshme që mund t’iu sjell varianti Omicron i virusit, për të cilin ende pak dihet. “Dua të përsëris, Dr. Fauci dhe Dr. Collins besojnë se shqetësoheni për variantin Omicron, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vaksinoheni plotësisht dhe më pas të merrni vaksinën përforcuese kur të kualifikoheni”.

Presidenti përshkroi hapat që administrata e tij ka marr rreth zgjerimit të testimit, për të rritur shtrirjen e vaksinave dhe kufizimin e udhëtimeve gjersa lavdëroi Afrikën e Jugut për lëvizjen e shpejtë që ka identifikuar variantin Omicron.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara deri më tani ka identifikuar dy raste me variantin Omicron të COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera