Biden shpall katastrofën natyrore prej stuhisë së dëborës në Texas
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 20 February 2021
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur sot gjendjen e katastrofës natyrore në Texas, duke i hapur rrugë dërgimit të fondeve dhe ndihmës në shtetin amerikan të goditur nga stuhia vrasëse e dëbores.
Energjia elektrike është duke u rikthyer në Texas dhe temperaturat pritet të rriten por më shumë se 10 milionë njerëz ende përballen me defekte të rrjetit elektrik dhe të sistemit të ujit të pijshëm.
Biden tha se do të vizitojë Texas kur prezenca e tij të mos jetë pengesë për përpjekjet e ndihmës e shpëtimit.
Rreth 60 vdekje në të gjithë Shtetet e Bashkuara i janë atribuar stuhisë dimërore.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej sot se presidenti Biden “ka urdhëruar asistencë federale për shtetin e Texas, në ndihmë të përpjekjeve vendore, në zonat e përfshira nga stuhitë dimërore”.
“Asistenca do të përfshijë grante për strehim të përkohshëm, riparime shtëpiake, hua me kosto të ulët për dëmet e shtëpive të pasiguruara dhe programe të tjera ndihme për individët dhe bizneset e prekura nga katastrofa”.
Përvec të tjerave, stuhia dimërore ka ndërprerë furnizimin me ujë në qytetin Jackson, Mississippi – ku banojnë rreth 150,000 njerëz – si dhe në një zonë të madhe të shtetit Tennessee duke përfshirë qytetin e Memphis, me 651,000 banorë.
Deri dje, rreth 180,000 shtëpi e biznese nuk kishin energji elektrike në Texas ndërsa në të gjithë SHBA, shifra llogaritej në 3.3 milionë njerëz.
Rreth 13 milionë njerëz kanë pasur probleme në fuirnizimin me ujë në shtëpi prej dëmtimeve nga ngricat dhe acari.
Në kryeqytetin e Texas, Austin, janë humbur 1.2 miliardë litra ujë nga shpërthimi i tubacioneve prej motit të ftohtë.
Qyteti më i madh i Texas, Houston, është në emergjencë uji dhe ka urddhëruar zjerjen e tij para konsumit, prej rrezikut të kontaminimit.
Guvernatori i Texas Greg Abbott tha se çështja e ujit i takon kompanive private, të cilat nuk kanë arritur të përballojnë dëmet e ngricave që kanë çarë tubacionet.
Zyrtarët thanë se 320 hidraulikë shtesë po shkojnë atje për të dhënë ndihmën e tyre. /Top Channel/
Të tjera
-
KQZ përjashton nga rezultati dy vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati...
-
Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Dalibo...
-
Molliqaj kritikon Kurtin: Pse nuk e përmende njohjen reciproke në takim me Lajçakun
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti në taki...
-
Ky bastion i PDK-së në Drenicë ‘thyhet’ nga Lëvizja Vetëvendosje!
Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas numërimit të votave të mërgatës, ka fituar bin...
-
Kjo është vlera marramendëse e të hollave që u vodhën te KEDS-i në Prizren
Dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë të hënën kanë hyrë ...
-
Simmons sërish kundër BE-së, e pyet Lajçakun për interesat e popullit të Kosovës
Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons...
-
Zëdhënësi i PDK-së| Kurti iu ka mashtruar që 20 vjet për Bashkimin Kombëtar
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, gjatë vizitës në Lezhë ka folur edhe një herë ...
-
Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina në maj
Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaks...
-
Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi 48 mijë euro
Në vazhdën e operacionit “Subvencioni 2021”, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka...
-
Votat e diasporës: Garë e ashpër për vendin e dytë mes LDK, AAK dhe PDK
Lëvizja Vetëvendosje ka dërrmuar deri më tash partitë tjera politikë sa u për...
-
Schutz reagon lidhur me vizitën së Lajçakut në Kosovë
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Zyrës së Jashtme Gjermane, Susanne Sch...
-
Sulmohet anëtari i VV-së
Gjatë mbrëmjes së të hënë, është sulmuar klinika e ish deputetit të VV-së, Fi...