Lajme

Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 31 January 2023

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë për të ndihmuar Kievin në luftën kundër agresionit rus, por tha se do të vizitonte aleatin e rëndësishëm, Poloninë.

“Jo”, tha ai kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse është në favor të dërgimit të avionëve, të cilët udhëheqësit e Ukrainës kanë thënë se janë në krye të listës së tyre të fundit me kërkesat për armë.

Vendet perëndimore këtë muaj më në fund ranë dakord për t’i dërguar Ukrainës tanke moderne të standardit të NATO-s, një nga armët më të fuqishme në ushtritë e tyre konvencionale.

-Advertisement-

Vendimi për dërgimin e tankeve ngjalli shpresë në Kiev se së shpejti Perëndimi do të fillojë të dërgojë në Ukrainë edhe avionë luftarakë F-16, por për këtë ende po zhvillohen debate të forta mes vendeve perëndimore.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha më herët të hënën se Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë. Por, ai shtoi se për dërgimin e tyre së pari duhen përmbushur disa kushte të rëndësishme, si garancitë që ukrainasit nuk do t’i përdorin ata për sulme në territorin rus. Presidenti Macron i bëri komentet gjatë një takimi në Hagë me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Me afrimin e përvjetorit të parë të fillimi të sulmit rus më 24 shkurt, janë rritur pritshmëritë për një udhëtim të Presidentit Biden në Evropë si një shfaqje e mbështetjes për aleancën e NATO-s dhe aleatët që po mbështesin Ukrainën. Polonia është në qendër të përpjekjeve të ndihmës për Ukrainën, duke shërbyer si një qendër logjistike, ofrues i armëve dhe aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore.

“Unë do të shkoj në Poloni. Megjithatë, nuk e di se kur”, u tha ai gazetarëve kur u pyet për mundësinë e një vizite në Poloni./ VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera