Biden: SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 28 July 2022
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i qëndrojnë përkrah Shqipërisë përgjatë punës së saj në forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit, si dhe rrugëtimin e vendit për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.
Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Shqipërisë me rastin e shënimit të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, presidenti Biden tha se çmon miqësinë mes dy popujve.
“SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë teksa vazhdoni punën për të forcuar institucionet demokratike, të luftoni korrupsionin, të forconi sundimin e ligjit dhe vijoni udhëtimin tuaj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.
“Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur bashkë dhe t’u japim fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur e më shpresëdhënëse”, tha ai.
Presidenti amerikan falënderoi Shqipërinë për strehimin e mijëra afganëve që ikën nga regjimi taleban në Afganistan. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka strehuar 2.400 afganë.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...