Lajme

Biden president i SHBA-ve, kosovarët presin mbështetje më të madhe

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 19 January 2021

Kosovarët presin mbështetje më të madhe nga Biden si president i SHBA-ve.

Në Kosovë po pritet me interes inaugurimi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, me shpresën për mbështetje në proceset politike që ndodhen para vendit.
Zoti Biden shihet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës presin që administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e udhëhequr nga Joe Biden do t’i kushtojë më shumë rëndësi Kosovës.

-Advertisement-

Presidenti i zgjedhur, Biden që inaugurohet sonte në Kosovë shihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Biden e ka vizituar Kosovën në muajin gusht të vitit 2016 kur ishte nënpresident dhe mori pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera