Lajme

Biden: Plani kundër Covidit, i mbështetur në shkencë, jo në politikë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 22 January 2021

Dita e parë e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë u shfrytëzua nga ai për ta paraqitur strategjinë kombëtare për luftimin e pandemisë, duke nënshkruar disa urdhra ekzekutivë, përfshirë ata për furnizim më të madh me vaksina.

“Strategjia jonë kombëtare është gjithëpërfshirëse, e mbështetur në shkencë, jo në politikë. Është i mbështetur në të vërtetën, jo në mohim, dhe është i hollësishëm”, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Plani i tij kundër pandemisë fillon me fushatën e gjerë të vaksinimit për ta përmbushur zotimin për 100 milionë doza të shpërndara në 100 ditët e para të qeverisjes, që nënkupton vaksinim të 50 milionë njerëzve.

-Advertisement-

Bideni shtoi se plani është zhvilluar me ndihmën e ekspertit më të lartë për sëmundje ngjitëse në ShBA, Anthony Fauci, bashkë me këshilltarë e ekspertë të tjerë, shkruan CNN.

“Publiku amerikan do të dëgjojë shumë më shumë nga Fauci, jo nga presidenti, por nga ekspertët dhe shkencëtarët e vërtetë”, shtoi Bideni.

Ish-presidenti Trump shpesh i kundërshtonte ekspertët shëndetësorë në kohën kur Shtetet e Bashkuara përballeshin me dhjetëra mijëra raste të reja në ditë.

“Ne do të sigurohemi që ata të punojnë të lirë nga ndërhyrja politike dhe që të marrin vendime të mbështetura prerazi në shkencë dhe kujdes shëndetësor, jo në atë se cilat janë pasojat politike”, shtoi presidenti amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera