Biden ofron “mbështetje të fortë” për Moldavinë pas rritjes së tensioneve me Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 21 February 2023
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua në Poloni me homologen e tij moldave, Maia Sandu, në kohën kur janë rritur shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë tha pas këtij takimi se Biden “riafrimoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë” gjatë takimit të 21 shkurtit me presidenten Sandu.
Biden ka theksuar përpjekjet e Uashingtonit “për të ndihmuar Moldavinë që të forcojë qëndrueshmërinë e saj politike dhe ekonomike, përfshirë edhe në agjendën e reformave demokratike dhe të sigurisë energjetike dhe të adresojë efektet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë.
Zyra e Sandus ende nuk ka reaguar lidhur me këtë takim.
Sandu ka qenë një zë konsistent pro-Bashkimit Evropian në skenën politike të Moldavisë, dhe Qeveria e re pro-Perëndimore e udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, bëri betimin javën e kaluar.
Sandu vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po kërkon të destabilizojë shtetin e saj dhe së fundmi i ka bërë thirrje Perëndimit që të japë armë për mbrojtjen e Moldavisë, shtet që nuk është në NATO, por është shtet kandidat për anëtarësim në BE.
Rusia ka rreth 1.100 trupa në depotë e armëve sovjetike që gjenden në rajonin e Transnjestërit në Moldavi.
Sandu po ashtu ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat dhe Recean po ashtu ka përsëritur thirrjet për tërheqjen e trupave ruse.
Në përgjigje, Kremlini i bëri thirrje Moldavisë të tregojë kujdes me deklaratat lidhur me forcat ruse.
Moldavia ndan 1.200 kilometra kufi me Ukrainën.
Javën e kaluar, Sandu sugjeroi, së bashku me akuzat e bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ka një plan rus për të organizuar një grushtshtet në Moldavi. Ky plan, sipas saj, është menduar që të maskohet pas protestave opozitare në Moldavi.
Rusia ka mohuar se po planifikon të destabilizojë Moldavinë, duke thënë se këto pretendime “janë krejtësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se raportimet lidhur me planin nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, DASH tha se kjo “nuk është jashtë sjelljes së Rusisë dhe ne absolutisht qëndrojmë me Qeverinë moldave dhe popullin e Moldavisë”.
Në Moldavi ka pasur protesta kundër Sandus dhe Qeverisë pro-perëndimore moldave. Mijëra persona kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Shor, që ka lidhje me Rusinë, dhe që udhëhiqet nga politikani dhe biznesmeni në arrati, Ilan Shor.
Më 10 shkurt, Rusia lëshoi një raketë që kaloi përmes hapësirës ajrore të Moldavisë dhe përfundoi në Ukrainë. Pas këtij incidenti, Moldavia thirri në bisedë informative ambasadorin rus.
Rajoni Transnjestër, që banohet kryesisht me banorë rusishtfolës, ka shpallur pavarësinë nga Moldavia më 1990, teksa Moldavia ka shprehur frikën se ky rajon do të kërkojë të bashkohet me Rumaninë, shtet me të cilin ndan historinë dhe gjuhën e njëjtë./REL
Të tjera
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...
-
Albin Kurti: Nuk ka nevojë për koalicione, presim ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione p...
-
Kryeministri kanadez mund të japë dorëheqjen brenda disa ditësh
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mund të shpallë dorëheqjen e tij brenda ...
-
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjev...