Biden në Lindjen e Mesme do të diskutojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/47C75C33-B810-47AA-9B19-D7E2A73EEAF4_w1023_r1_s-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 13 July 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nis më 13 korrik, udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës, me Iranin në krye të agjendës në vizitat e tij me aleatët e SHBA-së, Izraelin dhe Arabinë Saudite, të dy rivalë të ashpër të Republikës Islamike.
Udhëtimi do të ketë një ndalesë tre-ditore në Izrael për të diskutuar negociatat e fuqive perëndimore me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Biden, i cili ishte nënpresident nën udhëheqjen e Barack Obamës kur u arrit marrëveshja origjinale, e ka bërë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore një prioritet të presidencës së tij.
Biden do të kalojë dy ditë në Jerusalem për bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe më pas do të takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Biden do të shkojë më pas në Arabinë Saudite, ku pritet të bëjë presion për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Izraelit dhe sauditëve – armiq historikë, por që të dy kundërshtojnë gjithashtu lëvizjet e Iranit për të rritur ndikimin në rajon.
“Fakti që Presidenti Biden viziton Izraelin dhe prej këtu do të fluturojë drejtpërdrejt në Arabinë Saudite përmbledh shumë nga dinamikat që kanë evoluar gjatë muajve të fundit”, tha një zyrtar izraelit.
Si Izraeli ashtu edhe Arabia Saudite kundërshtojnë lëvizjet e Uashingtonit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore me Teheranin.
Biden do të vizitojë qytetin saudit të Jeddah më 15 korrik për t’u takuar me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Muhamed bin Salman.
Presidenti Donald Trump kishte marrëdhënie të ngushta me sauditët, por këto lidhje janë prishur që kur Biden mori detyrën, me administratën e tij duke mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj të dhënave të të drejtave të njeriut të Riadit.
Marrëveshja e vitit 2015 parasheh që Iranit t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare në këmbim të heqjes dorë nga aktiviteti bërthamor./rel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/Alan-Greenberg-UNI-NEW-03-e1709546819299-770x4001-1.jpg)
Të tjera
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...