Lajme

Biden: Ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër forcës pushtuese ruse

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 14 March 2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Amerika do të sigurohet që Urkaina të ektë armë për vetëmbrojtje ndaj agresionit rus.

Tashmë janë bërë tri javë që prej kur Rusia ka sulmuar Ukrainën, por ka hasur në qëndresë të madhe dhe nuk po arrin të përparojë.

Ndihmesë e madhe në këtë qëndresë ka qenë edhe ndihma perëndimore e ofruar për Ukrainën dhe Biden ka thënë se ajo nuk do të ndalet.

-Advertisement-

“Ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër forcës pushtuese ruse”, ka shkruar ai në një status në Twitter.

“Ne do të dërgojmë para, ushqim dhe ndihmë për të shpëtuar jetën e Ukrainës”, shtoi ai.

Biden po ashtu ka thënë se refugjatët ukrainas do të mirëpriten në një kohë kur mbi 2 milionë njerëz thuhet se janë zhvendosur nga vendi që po sulmohet nga Rusia.

“Ne do t’i mirëpresim refugjatët ukrainas krahë-hapur”, përfundoi Biden.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera