Lajme

Biden në ditën e dytë me Covid 19, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 22 July 2022

Lajme të mira vijnë për shëndetin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është infektuar me koronavirus.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për CNN, tha se Biden i cili u konfirmua pozitiv dje, “është mirë dhe ka ende simptoma të lehta të Covid-19”.

Ai tha se do të kontrollonte sërish gjendjen e presidentit të premten. “Simptomat janë në thelb të njëjta. Deri në orën 10.00. tha se ndihej mirë” , theksoi mjeku.

-Advertisement-

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje, se “Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po shfaq simptoma të lehta, do të vazhdojë të punojë, por në izolim”.

Biden, 79 vjeç, presidenti më i vjetër që Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndonjëherë ka tre takime të planifikuara online të premten, sipas Shtëpisë së Bardhë. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera