Lajme

Biden mirëpret rezolutën e OKB-së: Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 13 October 2022

Presidenti i SHBA-ve thotë se votimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është mesazh i qartë që “Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar fuqishëm “aneksimin ilegal’ të katër regjioneve ukrainase nga Rusia.

Presidenti amerikan tha se votimi i rezolutës i dërgoi ‘mesazh të qartë’ Moskës.

-Advertisement-

“Qëllimet e kësaj lufte janë të qarta për të gjithë dhe bota dërgoi mesazh të qartë, që Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta”, tha Biden përmes një deklarate publike.

“Rusia nuk mund të ndrshojë kufinjtë me forcë. Rusia nuk mund të përvetësojë territorin e një shteti tjeri”, thotë Biden.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se është ‘falenderues ndaj 143 shteteve që përkrahën rezolutën historike të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara’ përmes në postimi në Twitter:

“Bota e tha fjalësn e saj – Përpjekja e Rusisë për aneksimin është i pavlerë dhe kurrë nuk do të pranohet nga kombet e lira”.

Tre të tretat e 193 shteteve anëtare të asamblesë, ose 143 shtete votuan të mërkurën në favor të rezolutës që kundërshton këtë lëvizje të paligjshme të Moskës dhe kjo thellëson izolimin ndërkombëtar të Rusisë.

Mirëpo, vetëm katër shtete e përkrahën Rusinë duke votuar kundër rezolutës, si Siria, Nicaragua, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia. Ndërsa, 35 shtete abstenuan, përfshirë partnerin strategjik të Rusisë, Kina bashkë me Indinë, Afrikën e Jugut dhe Pakistanin.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya tha se rezultati i votimeve ishte i mahnitshëm.

Edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se votimi tregoi unitet ndërkombëtar kundër Rusisë dhe përsëriti që Washington kurrë nuk do t’i njohë referendumet mashtruese, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ky votim ‘është kujtim i fuqishëm se shumica dërrmuese e kombeve qëndrojnë me Ukrainën, në mbrojtje të marrëveshjes se OKB-së dhe në kundërshtim të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, deklaroi Blinken.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera