Biden: Lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 26 November 2020
Presidenti i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë” kundër koronavirusit. Zoti Biden i bërë komentet drejtpërdrejt përpara kamerës në Uilmington të shtetit Delauer. “Duke i hedhur një vështrim historisë sonë, do të shihni se pikërisht në rrethanat më të vështira është farkëtuar shpirti i kombit tonë.” Tani, tha ai, “e gjejmë veten përsëri përballë një dimri të gjatë dhe të vështirë.”
Ai u bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social. “Unë e di që ne mund dhe do ta mposhtim këtë virus,” shtoi zoti Biden, duke pranuar se amerikanët po e ndjejnë lodhjen nga pandemia. “Jeta do të kthehet në normalitet. Ju premtoj. Kjo do të ndodhë. Nuk do të zgjasë përgjithmonë,” tha ai.
“E kuptoj se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është shumë e rëndësishme,” tha zoti Biden, pasi përshkroi se si ai dhe anëtarët e familjes së tij po festonin veçmas njëri-tjetrit, për të shmangur infektimet nga koronavirusi. Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se do ta bëjë trajtimin e COVID-19 një përparësi kryesore pas marrjes së detyrës në 20 janar.
Në një mesazh bashkimi për amerikanët, zoti Biden tha se lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin: “E kuptoj që vendi është i lodhur nga lufta. Por duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin. Ky është momenti ku ne duhet të forcojmë shtyllën kurrizore, të dyfishojmë përpjekjet dhe të angazhohemi përsëri në këtë luftë,” tha ai. “Të mos harrojmë se ne i kemi hyrë kësaj të gjithë së bashku,” tha zoti Biden.
Presidenti i zgjedhur shprehu optimizëm, duke thënë se “kjo stinë e zymtë ndarjesh do t’i hapë rrugën një viti “drite dhe bashkimi”. “Ky është një vend i shkëlqyer. Ne jemi një popull i mirë. Pikërisht këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ai. Fjalimi ishte konceptuar si mesazh i stilit presidencial për Ditën e Falenderimeve, me synimin për të bashkuar popullin amerikan përballë sfidave si dhe për sakrificat e përbashkëta që amerikanët po bëjnë këtë këtë stinë festash.
Presidenti Trump nuk tërhiqet
Ndërkohë, edhe pse ka lejuar tranzicionin e pushtetit, Presidenti Trump nuk ka hequr dorë nga beteja e pasuksesshme ligjore për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve. Të mërkurën ai anuloi një udhëtim për t’iu bashkuar avokatit të tij personal, Rudy Giuliani, në një takim të ligjvënësve republikanë të shtetit të Pensilvanisë në qytetin Getisburg, ku zoti Giuliani përsëriti pretendimet e tij të pabazuara për mashtrim në votime.
Por zoti Trump u foli pjesëmarrësve me telefon, duke përsëritur pretendimet e tij të pabazuara në fakte se zgjedhjet u vodhën. Komentet e tij u pritën me brohoritje nga të pranishmit. “Këto zgjedhje u humbën nga demokratët. Ata mashtruan. Ishin zgjedhje mashtruese,” tha zoti Trump, pa ofruar prova. Joe Biden fitoi ndaj zotit Trump me 306 vota elektorale, kundrejt 232 të rivalit të tij republikan. Ai fitoi gjithashtu votat popullore, me më shumë se 6.1 milion më shumë se sa zoti Trump në të gjithë vendin.
Drejtorja e Komunikimit të zotit Biden, Kate Bedingfield, e quajti aktivitetin në Getisburg “një shfaqje anësore”. Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë thënë se nuk ka prova për atë lloj mashtrimi në shkallë të gjerë për të cilin pretendon zoti Trump. Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, demokrati Josh Shapiro, i hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Trump. “Komentet e sotme të presidentit ishin të shkëputura nga realiteti,” tha ai në Twitter. “Zgjedhjet kanë mbaruar. Pensilvania ka çertifikuar rezultatet dhe e ka shpallur Joe Bidenin fitues. Të gënjesh përmes një telefoni celular në një seancë të rreme, kjo nuk ndryshon asgjë,” tha zoti Shapiro./VOA
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...