Lajme

Biden: Lidershipi i Zelensky dhe forca e ukrainasve kanë inspiruar botën

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 21 December 2022

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se është e rëndësishme për amerikanët dhe botën që të vazhdojnë të dëgjojnë direkt nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përderisa lufta në Ukrainë po arrin 300 ditët.

Ai shtoi se populli i Ukrainës dhe lidershipi i Zelensky-t kanë qenë inspirim për të gjithë.

Këto vlerësime, presidenti amerikan i tha në konferencën e përbashkët me homologun e tij ukrainas pas takimit bilateral në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

“Meqenëse jemi afër vitit të ri, është e rëndësishme për popullin amerikan dhe botën të dëgjoje direkt nga ju, z. President, të dëgjojnë për luftën e Ukrainës dhe nevojën të qëndrojmë bashkë gjatë vitit 2023”, tha Biden.

Gjithashtu, ai aplaudoi ukrainasit për ‘përcaktimin e pathyeshëm dhe qëndrimin e fuqishëm kundër agresionit rus’, shkruan CNN.

“Ju nuk do të jeni kurrë vetëm”, shtoi presidenti amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera