Biden letër Senatit: Rreth 561 trupa amerikane janë në Kosovë për ta frenuar ripërtërirjen e armiqësive
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 13 December 2021
Numri një i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, në një letër drejtuar shefes së Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi ka folur edhe për aktivitetin e trupave amerikane në Republikën e Kosovës, aktivitet për të cilin Biden thotë se shërben në parandalimin e ripërtrirjes së armiqësive në Kosovë.
Presidenti amerikan, Joe Biden i ka shkruar letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për ta mbajtur të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së nëpër botë, shkruan Gazeta Express.
“Unë po jap këtë raport të konsoliduar plotësues, të përgatitur nga administrata ime dhe në përputhje me Rezolutën e Fuqive të Luftës (Ligji Publik 93-148), si pjesë e përpjekjeve të mia për të mbajtur Kongresin të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim”, shkruhet në letrën e Bidenit.
Presidenti Joe Biden thekson në letrën e shkruar më 7 dhjetor, përmend edhe faktin se rreth 561 trupa amerikane janë të angazhuara Kosovë për të penguar përtrirjen e armiqësive.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar përtrirjen e armiqësive në Kosovë. Përafërsisht 561 pjesëtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 4,000 pjesëtarve të KFOR-it”, thuhet në letër.
“Unë kam drejtuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në të gjitha operacionet e përshkruara më sipër në përputhje me autoritetin tim kushtetues dhe statutor si Komandant i Përgjithshëm dhe si Shef Ekzekutiv), si dhe autoritetin tim kushtetues dhe ligjor për të kryer marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët e administratës sime dhe unë komunikojmë rregullisht me udhëheqjen e kongresit, komitetet përkatëse të kongresit dhe anëtarë të tjerë të Kongresit në lidhje me këto vendosje, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundon letra.
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...