Lajme

Biden kritika për Zelenskyn: E paralajmëruam por nuk donte të dëgjonte

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 11 June 2022

Presidenti Joe Biden ka kritikuar homologun e tij presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një pritje për mbledhjen e fondeve në Los Anxhelos të premten. Presidenti amerikan tha se homologu i tij nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e Amerikës për pushtimin rus.

Sipas The Guardian, Joe Biden deklaroi se kur inteligjenca amerikane paralajmëroi Ukrainën, asnjë nuk e besoi ndërkohë shumë njerëz menduan se ai po ekzagjeronte.

“Presidenti rus Vladimir Putin do të shkonte në kufi. Dhe nuk kishte asnjë dyshim, dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte, as shumë njerëz. E kuptoj pse nuk donin ta dëgjonin, por kjo ishte e vërteta”, tha Biden.

-Advertisement-

Në javët para fillimit të luftës, disa komentues thonë se Zelensky mohoi zërat pasi zyrtarët e administratës së Biden paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera