Lajme

Biden kërkon durimin e Zelenskyt: Ne do të qëndrojmë pranë jush!

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 13 December 2023

“Mos u dorëzo”, ka qenë mesazhi i presidentit amerikan Joe Biden drejtuar homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me luftën kundër pushtuesve rusë, gjatë takimit të dy liderëve sot në Uashington.

“Ne do të qëndrojmë pranë jush”, theksoi Biden, duke e siguruar Zelenskyn se Ukraina do të vazhdojë të ketë mbështetjen e SHBA-së. Më herët sot, Presidenti Biden i kërkoi Kongresit Amerikan të miratojë fonde shtesë për Ukrainën, përpara pushimeve të Krishtlindjeve dhe njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 200 milionë dollarësh për Kievin.

Nga ana e tij, Zelensky i tha Bidenit se vendi i tij tani është më pak i varur nga ndihma e huaj dhe shprehu mirënjohjen për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Ai madje shprehu besimin se forcat e armatosura ukrainase janë mjaft të forta për të fituar luftën kundër pushtuesve rusë. Ai dëshiroi, siç tha ai, të diskutohej, ndër të tjera, edhe perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Presidentët e dy vendeve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre, i cili pasoi vizitën e Zelenskit në Kapitol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera