Lajme

Biden i quan politikat ekonomike të Truss ‘një gabim’

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 16 October 2022

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka thënë që politkat e kryeministres së Britanisë së Madhe, Lizz Truss janë një gabim si dhe kanë qenë të parashikueshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka quajtur politikat ekonomike origjinale të Liz Truss “një gabim”.

Ai ka thënë se trazirat ekonomike që pasuan mini-buxhetin e qeverisë ishin “të parashikueshme”.

-Advertisement-

Duke folur në një dyqan akulloresh në Oregon, Biden është pyetur në lidhje me përpjekjen e kryeministres për të nxitur rritjen me ulje të taksave të pafinancuara, raporton BBC.

“Epo, është e parashikueshme. Nuk isha i vetmi që mendova se ishte një gabim. Unë mendoj se ideja e uljes së taksave për super të pasurit në një kohë kur gjithsesi, thjesht mendoj nuk u pajtova me politikën, por kjo i takon Britanisë së Madhe ta bëjë atë gjykim, jo ​​unë”, ka thënë Biden.

Presidenti i ShBA-ve prej kohësh ka qenë kritik ndaj teorisë ekonomike në zemër të politikës së kryeministres, përkatësisht se ulja e taksave për bizneset dhe të pasurit gjeneron rritje që lejon që pasuria të “rrjedh” në të gjithë sektorët e shoqërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera