Biden heq ndalesën e udhëtimit për vendet muslimane

Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 21 January 2021
Washington DC- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën i dha fund ndalesës së vendosur nga paraardhësi i tij për udhëtime nga disa vende me shumicë muslimane, të cilat administrata e re i quajti “diskriminuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv në Zyrën Ovale pasi bëri betimin, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit.
Në shpallje, ai u shpreh se SHBA-të “u ndërtuan mbi themelin e lirisë dhe tolerancës fetare, parim ky i vendosur” në kushtetutën e vendit.
Trump shpalli ndalesën në mars të vitit 2017 me urdhër ekzekutiv të ndjekur nga shpalljet që prezantuan aftësitë dhe proceset e verifikimit, duke u thirrur në tentimin e hyrjes së “terroristëve” ose “kërcënimeve të sigurisë publike”, në përpjekje për të parandaluar hyrjen e individëve në SHBA nga vendet muslimane dhe disa vende të tjera afrikane.
“Siguria jonë kombëtare do të rritet duke hequr Urdhrin Ekzekutiv dhe Shpalljet”, tha Biden, duke urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane të rifillojnë përpunimin e vizave në përputhje me vendimin.
Kufizimet ishin “të rrënjosura në armiqësi fetare dhe ksenofobi”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki para gazetarëve në një konferencë për media.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) e mirëpriti vendimin, duke e quajtur atë “hapi i parë i rëndësishëm drejt zhbërjes së politikave anti-muslimane dhe anti-emigrante të administratës së mëparshme”.
“Kjo është përmbushje e rëndësishme e premtimit të fushatës për komunitetin musliman dhe aleatët e tij”, theksoi Nihad Awad, kryetari i organizatës më të madhe muslimane të të drejtave civile në vend.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump përmes një dekreti në vitin 2017 u ndaloi hyrjen në SHBA shtetasve nga 7 vendet me shumicë muslimane si Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni.

Të tjera
-
“Vegla të pushtetit”: Deliu-Kodra ia publikon Kurtit videon ku sulmonte Policinë
Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ia ka publikuar një video të kaluar k...
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit
Është rihapur pikëkalimi kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Han të Elezit. ...
-
Banka Qendrore largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në konflikt
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bër...
-
Osmani: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja ...
-
Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë p...
-
Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë Kosovës, shkak mosfunksionimi i laboratorit të Toksikologjisë në IML
Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedon...
-
PE miraton raportin për Shqipërinë: Mbështetje për reformat dhe anëtarësimin në BE
Më 9 korrik 2025, Parlamenti Evropian miratoi raportin për Shqipërinë, duke k...
-
Kryeziu: Votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit, cenon parimet e transparencës
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se votimi i fshehtë për ...
-
Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit, shkak zjarri në afërsi të tunelit në Maqedoninë e Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shk...
-
Europoli godet rrjetin e dr*ogës në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, arrestohen 28 persona
Europol, në bashkëpunim me policinë italiane zhvilloi të martën e 8 korrikut ...
-
Si do të kompletohet raporti i IML-së për Agon Zejnullahun? Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit që disa muaj
Rasti i të riut Agon Zejnullahu në Lipjan, ka shkaktuar reagime të mëdha në o...
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
Një rasti i therjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishti...