Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut
Autori: Gazeta inFokus
07:50 | 05 Shkurt 2024
Presidenti Joe Biden fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut të shtunën në mbrëmje. Kjo konsiderohet gara e parë zyrtare brenda partisë për emërimin e kandidatit për president, e që demokratët shpresojnë t`u dërgojë një mesazh votuesve afrikano-amerikanë.
Presidenti Biden mposhti demokratët e tjerë në Karolinën e Jugut, mes tyre ligjvënësin e Minesotës, Dean Phillips si dhe shkrimtaren Marianne Williamson. Me 74% të votave të numëruara, Biden kishte 108,123 vota, ose 96.4% të tyre. Ai fitoi të 55 delegatët demokratë të këtij shteti.
Zyrtarët e fushatës së tij investuan shumë në rritjen e pjesëmarrjes në një shtet që shihet si një provë e përpjekjeve për të mobilizuar votuesit afrikano-amerikanë, një bllok kyç për një fitore të re të mundshme të zotit Biden ndaj ish-Presidentit Donald Trump, në nëntor.
“Në vitin 2020, ishin votuesit e Karolinës së Jugut ata që dëshmuan se ekspertët e kishin gabim, i dhanë frymë të re fushatës sonë dhe na vendosën në rrugën drejt fitores së presidencës”, tha presidenti Biden në një deklaratë. “Tani në vitin 2024, banorët e Karolinës së Jugut folën përsëri dhe nuk kam asnjë dyshim se ju na keni vendosur në rrugën për të fituar përsëri presidencën – dhe për ta bërë Donald Trump-in një humbës – përsëri”.
Presidenti Biden qëndronte pas një përpjekjeje të Komitetit Kombëtar Demokrat që zgjedhjet paraprake të kësaj force politike të nisnin nga Karolina e Jugut, për shkak të popullatës së larmishme të shtetit në krahasim me Ajovan dhe Nju Hampshërin, të cilat kanë kryesisht një popullatë të bardhë.
Presidenti Biden ushtroi trysni për një kalendar të rinovuar të zgjedhjeve paraprake, sipas të cilit gara e dytë zyrtare do të mbahet në Nevada të martën, më pas do të vazhdohet më Miçiganin, një shtet i madh dhe i larmishëm, në 27 shkurt, përpara asaj që njihet si Super e Marta, më 5 mars, ku mbahen votime në disa shtete.
Demokratët lokalë të Nju Hampshërit, i refuzuan planet e Komitetit Kombëtar Demokrat duke i mbajtur zgjedhjet muajin e kaluar. Biden nuk bëri fushatë dhe emri i tij nuk ishte në fletëvotim, por megjithatë fitoi me një diferencë të konsiderueshme, pasi mbështetësit e tij bënë një fushatë, duke shkruar vetë emrin e Biden-it.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...































