Biden e quan “të neveritshëm” sulmin ndaj shtëpisë së Pelosit

Autori: Gazeta inFokus
16:34 | 29 October 2022
Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur “të neveritshëm” sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko më 28 tetor. Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup, por pritet të shërohet plotësisht pas operacionit.
Duke folur në një tubim gjatë fushatës në Filadelfia, Biden tha se dhuna politike “nuk ka vend” në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar “Mjaft është mjaft”.
“Çdo person me ndërgjegje të mirë duhet të ngrihet qartë kundër dhunës në politikën tonë, pavarësisht se cila është bindja juaj politike”, tha Biden.
Ai gjithashtu iu referua raporteve të mediave se sulmuesi pyeti “Ku është Nancy”.
Policia tha se i dyshuari përdori një çekiç gjatë sulmit ndaj Pelosit. Ai është arrestuar me akuzat për vrasje në tentativë, sulm dhe akuza të tjera, thanë autoritetet në një konferencë për shtyp.
Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve.Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Kongresin Amerikan.

Të tjera
-
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shtabit të Përg...
-
Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar presidentin rus, Vla...
-
Meloni bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Iranit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se po e ndjek sulmet Izrael – Ira...
-
Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike
Pesë persona janë arrestuar në Shtime, pas një përleshjeje fizike. Gjatë p...
-
Irani sulmoi Tel Avivin pasi u godit nga SHBA, Izraeli duket se sulmoi pozicionet raketore iraniane që mund t’i godasin forcat amerikane
Një eksperte izraelite për sigurinë kombëtare ka deklaruar për CNN se Izraeli...
-
Kryediplomati iranian: Trump ‘tradhtoi’ Iranin dhe publikun amerikan me sulmet e tij
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka dhënë një përgjigje televizive...
-
Sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit, si reaguan udhëheqësit botërorë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre centrale bërthamore në Iran,...
-
Pa marrëveshje politike, as Kushtetuesja nuk e zgjidh krizën
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është duke shqyrtuar me prioritet kërkesën për ...
-
“Duhet të përgjigjemi”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk është i sigurt “s...
-
Fotot historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin ndaj Iranit
Llogaria zyrtare e presidentit ka shpërndarë fotot nga “Situation Room”: Trum...
-
Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë
Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bëthamore iraniane, Repu...
-
Kurti: Kosova përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së kundër programit bërthamor të Iranit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhu...