Lajme

Biden: Do mbrojmë “me gjak” territorin e NATO-s, lufta ende nuk është shmangur

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 16 February 2022

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një fjalim televiziv ku deklaroi se një sulm mbi Ukrainën është ende i mundur dhe tha se SHBA do të mbrojë deri në fund çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

“Nëse Rusia sulmon në ditët dhe javët në vazhdim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e pamatë, dhe kostot strategjike për Rusinë do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të pritet me denoncimin masiv ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të rezultojë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, do të përgjigjen me vendosmëri”, tha Biden.

Biden shtoi se ende nuk është verifikuar tërheqja e disa trupave ruse, dhe ndonëse Putin u shpreh të martën i hapur për negociata, shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk bindet. Përkundrazi, ai thotë se analistët amerikanë pohojnë se njësitë që pretendohet se po largoheshin, në fakt vazhdojnë të jenë në pozicione që përbëjnë kërcënim.

-Advertisement-

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s po mblidhen me urgjencë në Bruksel, teksa vazhdojnë përpjekjet për shmangien e një lufte në Ukrainë.

Takimi, ku merr pjesë dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin vjen në mesin e tensioneve të përshkallëzuara në lindje të Europës. Aleanca po diskuton kundërpërgjigjen e saj ndaj 130 mijë trupave ruse që vazhdojnë të mbeten të grumbulluara pranë kufijve ukrainas.

Takimi vjen pasi presidenti Putin deklaroi se Rusia nuk e dëshiron një luftë tjetër, dhe është e hapur për dialog të mëtejshëm me SHBA-në dhe aleatët e saj të NATO-s.

Ministri britanik i forcave te armatosura, James Heappey tha se e ka pritur me një optimizëm shumë të kujdesshëm pretendimin se disa njësi ruse po tërhiqen nga kufiri, megjithatë “ne po vazhdojmë të mbetemi tejet vigjilentë për veprimet e Rusisë”, u shpreh ai.

Më herët, kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se nga Rusia po mbërrijnë “sinjale të përzjera” mbi perspektivën e një pushtimi, dhe situata sipas tij, “nuk është aspak inkurajuese”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera