Uncategorized

Biden dhe Zelensky premtojnë ndihmë për Turqinë e Sirinë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 06 February 2023

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, duke shtuar se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje.

Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për presidentin e Turqisë dhe për familjet e viktimave, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ofrojë ndihmë “për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”.

Artmotion platforma më e pasur sportive në shqiptari

Të tjera