Lajme

Biden dhe Merkel kanë një thirrje për Rusinë pas grumbullimit të trupave

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 15 April 2021

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë pajtuar që pakësimi i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon, tha zyra e Merkelit përmes një deklarate.

“Kancelarja dhe presidenti u pajtuan që është e nevojshme t’i kërkohet Rusisë ulja e përforcimeve të fundit me qëllim të de-eskalimit të situatës”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pasi dy liderët biseduan me telefon të mërkurën.

Kush është kryespiuni i ri i Kosovës?

-Advertisement-

Biseda telefonike mes Bidenit dhe Merkelit erdhi pasi ministrat e NATO-s zhvilluan një video-konferencë për të diskutuar rreth grumbullimit të ushtrisë ruse, të cilën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka cilësuar si tubimin më të madh të trupave ruse që nga aneksimi i Krimesë më 2014.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Ukraina është furnizuar me pajisje dhe trajnime për një kohë dhe se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë këtë përkrahje sipas nevojës, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Reklamë

Drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, i tha një komisioni të Senatit se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet ta marrin seriozisht grumbullimin e trupave ruse afër Ukrainës.

Në anën tjetër, Rusia ka thënë se trupat e saj nuk paraqesin kërcënim dhe se mund t’i lëvizë ato sipas nevojës, sepse kjo është çështje e brendshme e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera