Rajoni dhe Bota

Biden: Çdo amerikan duhet të mbajë maskë

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 13 August 2020

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, bëri thirrje sot për një mandat mbarëkombëtar të përdorimit të maskave sanitare në SHBA, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo amerikan duhet të mbajë një maskë kur është jashtë shtëpie për minimumi tre muajt e ardhshëm”, tha Biden në një konferencë shtypi.

“Le të nxjerrim një mandat për përdorim mbarëkombëtar të maskave, duke filluar menjëherë dhe do të shpëtojmë jetë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Ish-zëvendëspresidenti tha se masa mund të shpëtojë më shumë se 40 000 jetë në tre muajt e ardhshëm dhe vuri në dukje se më shumë se 165 000 persona kanë vdekur tashmë në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera