Lajme

Biçiklistët kosovarë e festojnë në mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 04 July 2021

Sot më 4 korrik është shënuar 245 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për ndër të kësaj dite disa qytetarë nga Gjilani kanë ardhur me biçikleta në Prishtinë për të festuar në mënyrë të veçantë tek statuja e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, shkruan Express.

Gjithashtu edhe liderët politikë në Kosovë kanë uruar popullin amerikanë për Ditën e Pavarësisë.

-Advertisement-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Dita e Pavarësisë së SHBA-së kujton rolin e këtij shteti për jetësimin e synimit të Kosovës për pavarësi.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”.

Po ashtu edhe kryetarët e partive tjera politike si Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë uruar për këtë festë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera