Lifestyle

Biblioteka në tri rrotë

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 28 January 2019

Antonio La Cava e shndërroi furgonin me tri rrota, në një bibliotekë udhëtuese të quajtur “Bibliomotocarro”, për të qenë i sigurte se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa libër. “Pa libër fëmija është i vetmuar”, thotë ai,

Mësuesi i pensionuar lëviz në kodrat dhe malet e Bazilikatit të Italisë, pranë fëmijëve në fshatrat e largëta, si në San Paolo Albanese ku janë vetëm dy nxënës.

“Jam shqetësuar për rritjen në shtetin pa lexues”, shton ai.

-Advertisement-

La Cava beson se është e rëndësishme që sa më shumë të përhapësh gëzim te fëmijët, sepse “veprimet e tilla kanë vlerë jo vetëm sociale, jo vetëm kulturore, por edhe etike”.

Ai shpreson se “Bibliomotocarro” do të përçojë mesazhin se kultura është për secilin e jo vetëm për ata të privilegjuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera