Biblioteka në Arbënesh të Zarës merr emrin e ilirologut Aleksandër Stipçeviqit

Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 12 May 2017
Banorët e Arbëneshit të Zarës do ta nderojnë edhe një nga personalitetet e këtij vendbanimi, akademikun e ndjerë, prof. dr. Aleksandër “Shandri” Stipçeviqin, duke i vënë emrin e tij Bibliotekës së Arbëneshit, që është degë e Bibliotekës së qytetit të Zarës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Me iniciativën e Bashkësisë Lokale të Arbëneshit, me mbështetjen e qytetit të Zarës, Biblioteka e qytetit në Zarë, ka ngritë procedurën për riemërtimin e degës së Bibliotekës në Arbënesh me emrin e kolosit të shkencës, arkeologut, ilirologut dhe ballkanologut, Aleksandër Stipçeviqit.
Përurimi i riemërtimit të Bibliotekës me emrin “Aleksandër Stipçevit”-Arbënesh, do të bëhet sot, më datën 12 maj të këtij viti, në ora 11.00, në objektin dhe ambientet e kësaj Biblioteke, në Arbënesh të Zarës.
Akademik, prof. dr. Aleksandër “Shandri” Stipçeviqi është lindur në Arbënesh të Zarës, më 10 tetor 1930. Është pjesëtar i fiseve dhe familjeve shqiptare të shpërngulura nga Malësia e Mbishkodrës, në fillim të shekullit të 18-të, saktësisht të vitit 1726.
Është një nga ilirologët më të njohur në botë, për sa i përket kësaj fushe, të cilës i është qasur me një përkushtim të veçantë. Gjatë shumë intervistave, ai vazhdimisht është shprehur:
“Me ilirët kam filluar të merrem heret, e sidomos kur isha student i arkeologjisë, sepse gjithë literaturën që ishte në gjuhën shqipe unë e shfrytëzoja, për shkak të shohjes së gjuhës shqipe. Kjo në rend të parë ka të bëjë sepse të parët e mi kanë ardhur nga rrethi i Shkodrës, para gati 280 vjetësh dhe nuk e di pse aq shumë më ishte ngulitur interesimi për të ditur prejardhjen time. Duke studiuar në atë vijë, ja, disi kam arritur, të shprehem kështu, gjer tek mbretëresha Teuta. Shpesh, në shaka, them se unë jam pasardhës i drejtpërdrejtë i mbretëreshës Teuta. Pavarësisht prej kësaj shakaje, mua ilirët vazhdimisht më kanë preokupuar, në radhë të parë për shkak se kam menduar dhe mendoj se nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tanishmja, pa njohjen e elementit ilir. Gjithçka që ka ndodhur në Ballkan, prej kohës së mesme e këndej, në njëfarë mënyre është ndërtuar mbi atë shtresë që ne e quajmë –ilire. Pra, çdo tregim për Ballkanin fillon me ilirët dhe autoktoninë e tyre”.
Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq në Zagreb, më 31.08.2015. /KultPlus.com

Të tjera
-
Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin
Sonte, në edicionin e emisionit Rubikon në Klan Kosova, përballë Adriatik Kel...
-
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballka...
-
Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh...
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...
-
Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit tashmë ka filluar të zbatohet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se marrëveshja ...