Lajme

BIA arreston një shqiptar në Luginë thonë se dërgonte armë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 27 December 2022

Pjesëtarët e BIA’s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, kanë arrestuar në Bujanoc, A.B, me nacionalitet shqiptar, për shkak dyshimeve se ka kryer vepër terrorizmi, njoftoi portali proqeveritar serb “Kosovo online” duke u thirrur në një njoftim të BIA’s.

“Kosovo Online” tutje thekson se tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me silenciator, një armë Scorpion me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni.

“Dyshohet se armët janë siguruar përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në territorin e Kosovës”, thotë mediumi pro Vuçiqit.

-Advertisement-

“Të dyshuarit A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera