Lajme

Bezdisi ministrin Peci, kamarieri largon dhunshëm nga lokali vajzën e komuniteti RAE

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 25 December 2022

Përderisa i pari i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci po shijonte kafen dhe bisedën me një mik në njërën nga lokalet e vendit, diçka e pahijshme ndodhi.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, shihet se një vajzë e vogël e komunitetit RAE, po qëndronte tek tavolina e ministrit Peci dhe shokit të tij.

Siç duket qartë, asnjëri nga ta nuk po i kushtonte vëmendje vajzës.

-Advertisement-

Por, një veprim i ulët erdhi nga kamarieri i kafenesë. Ai kapi vajzën me dhunë në krah dhe e largoi nga kafeneja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera