Rozë

Beyonce, në poza të reja atraktive (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 12 December 2017

Beyonce Knowles dhe Jay Z janë ndër personazhet më të njohura të muzikës botërore.

36-vjeçarja dhe 48-vjeçari kanë treguar se lidhja e tyre është e qëndrueshme përmes disa fotografive të reja të publikuara në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Çifti i famshëm ka pozuar bashkë në kabinën e një aeroplan privat, ndërkaq diva e muzikës pop i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera të saj.

Për këto poza, këngëtarja ka veshur një bluzë pa krahë ngjyrë hiri, ndërsa në pjesën e poshtme ka xhinse të shkurtuara.

Në këtë mënyrë, ajo i ka ekspozuar këmbët deri në kofsha.

Këtë kombinim, hitbërësja e këngës “Crazy In Love” e ka shoqëruar edhe me një rrip të vendosur në mes si edhe aksesorë të ndryshëm.

Pozat e reja kanë ardhur vetëm disa javë pasi reperi pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij.

Në një intervistë të publikuar në New York Times, Jay Z ka treguar se gruaja e ka falur për fakti që nuk i ka qëndruar besnik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera