Rozë

Beyonce fut në “sherr” kompanitë filmike

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 10 April 2018
Sipas burimeve pranë Beyonce-s dhe kompanisë së saj, Parkwood Entertainment, këngëtarja e njohur po përgatitet të publikojë një dokumentar që do të tregojë jetën e karrierën e saj përgjatë dy viteve të fundit, të cilat duhet thënë se kanë qenë të jashtëzakonshme për artisten.

Përveç kësaj, këngëtarja e hitit, “Sorry”, do të sjellë për fansat e saj edhe një DVD për turneun e fundit, “The Formation World Tour”, ama ka një problem…

Të gjitha këto janë në diskutim e sipër për t’u publikuar në Netflix apo në HBO, dy kompani këto mjaft të mëdhaja të transmetimit të programeve të ndryshme televizive.

Menjëherë pas daljes së lajmit për këto dy projekte, çuditërisht Netflix mori një borxh prej 500 milion dollarësh, e ndërkohë nga ana tjetër, HBO është hackuar nga persona të panjohur, të cilët kanë vjedhur të gjithë përmbajtjen në kabllor. Mesa duket, të dyja kompanitë  kanë krijuar një rivalitet mes tyre për të marrë në dorëzim dy projektet e Beyonce-s..lapsi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera