Lajme

Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 18 June 2024

Në mbledhjen e 249-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të martën, është betuar Mustafë Nuhiu anëtari joprokuror i KPK-së nga radhës e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Tekstin e betimit për anëtari Nuhiu e lexoi kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Mbledhja po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës

-Advertisement-

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës më 16 maj 2024 kishte përzgjedhur Nuhiun si anëtar joprokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës me mandat 5 vjeçar.

Emri i Nuhiut ishte propozuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, ndërsa kundërkandidat kishte Skender Gojanin, ku Nuhiu morri 55 vota ndërkaq Gojani 19. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera