Lajme

Betohen kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 29 September 2017

Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se do të organizojë ceremoninë e betimit të kadetëve të gjeneratës 2021 të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcën e  Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia e betimit e kadetëve të viti të I-rë, do të zhvillohet sot  në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Ceremoninë e betimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër do ta përcjell, ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë i MFSK/FSK, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera