Betim Halimi: Unë jam një luftëtar, nuk ia kam frikën Spanjës!
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 30 March 2021
Portieri i kombëtares së Kosovës, Betim Halimi, ka folur për mediat e huaja para ndeshjes me Spanjën, që zhvillohet në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.
Halimi ka thënë se pasi e ka pranuar ftesën e ‘Dardanëve’ e ka llogaritur presionin që mund ta ketë.
Tutje ai ka shtuar se është një luftëtar dhe nuk i frikësohet Spanjës, derisa ka theksuar se nëse i jepet rasti për të mbrojtur nuk do të zhgënjejë.
“Sapo kam pranuar ftesën e kam llogaritur presionin. Unë jam një luftëtar, nuk kam frikë nga Spanja, dëshira ime është për të luajtur me ekipe të forta. Nëse trajneri më jap mundësinë, më besnoni, nuk do të ju zhgënjej”, ka thënë Halimi për ‘Bfootball’.
Gazetari ukrainas e provokoi portierin e Olimpik Donetsk duke e pyetur: “Përveç Kosovës, ju keni edhe shtetësi serbe. Shpjegoni këtë ju lutëm?
“Jo, jo unë kam vetëm pasaportë shqiptare dhe të Kosovës. Njerëzit në Ukrainë mendojnë se Kosova dhe Serbia janë së bashku, por kjo nuk është vërtetë, ne jemi një shtet sovran dhe i pavarur”, deklaroi ylli kosovar.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në stadiumin e Sevillas./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...